|
Takim mbi Antikorropsionin me nxënësit e shkollës se mesme 'A.Z.Çajupi' Tiranë
Sot më datë 25.02.2016 u organizua një diskutim i hapur me nxënësit e shkollës ‘A.Z. Cajupi’ të qytetit të Tiranës.
Ky takim u mbajt në kuadër të projektit ‘Te rinjtë kundër korrupsionit’. Nxënësit e përzgjedhur për këtë projekt
shkëmbyen ide mbi format e korrupsionit në Shqipëri dhe dhanë shembuj konkret mbi rastet e fundit të dëgjuara në
media. Sipas tyre ky ishte një fenomen që prekte të gjithë sektorët. Ata folën më konkretisht mbi format e
korrupsionit dhe ryshfetit që prek arsimin dhe shëndetësinë dhe format në të cilat ai shfaqet në shoqërinë tonë.
Më pas nxënësit u ndanë në grupe dhe morën disa shembuj situatash dhe ngjarjesh të mundshme në formën e
tregimeve. Pasi lexuan rastet përkatëse të grupeve, të gjithë nxënësit i’u përgjigjën pyetjeve të tilla
si: A ka korrupsion në atë ngjarje, Cilat ishin shkaqet që çuan në të? A mund të ishte shmangur kjo situatë
dhe cila do të ishte zgjidhja? Etj. Ata dhanë mendimin e tyre dhe argumentuan përgjigjet.
Në fund nxënësit dhanë idetë e tyre për fushatën ndërgjegjësuese që do të ndërmerret
në muajt e ardhshëm. Ata do të angazhohen në vizatimin e disa posterave me temën e
korrupsionit në shoqëri dhe do të shprehin mendimin e tyre në formën e esesë.
Eseja më e mirë do të shpallet në Panairin e ideve në muajin Maj.
|
|