"Rinia kundër Korrupsionit" është një projekt i konceptuar dhe projektuar nga Youth Act në
bashkëpunim me shkollat e mesme në Shqipëri për trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të të
rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.
Të rinjtë vazhdojnë të shohin veten të pashpresë në atdheun e tyre.
Duke fuqizuar këtë grupmoshë me njohuri dhe shpresë nëpërmjet sesioneve
edukative trajnuese të cilat do të jenë të dizajnuara në bazë të rezultateve
të anketës përgjigjet e tyre, të rinjtë shqiptarë mund dhe do të rriten për
të ndryshuar të ardhmen dhe fatin e tyre. Kjo iniciativë do të rrisë edukimin
e të rinjve mbi njohjen e modeleve të korrupsionit dhe për të inkurajuar ata që
kanë pjesmarrje aktive në luftimin e kësaj dukurie në komunitetin e tyre.
Të rinjtë do të angazhohen në trajnime, monitorimin, dhe avokimin kundër korrupsionit
në komunitetin lokal. Ata do të kenë mundësi të aktivizohen si vullnetarë dhe nëpërmjet
një sëre trajnimesh, seminaresh, debatesh konstruktive dhe fushatave sensibilizuese, ata
do të ndërgjegjësohen në lidhje me formen që korrupsioni merr në komunitetin e tyre.
Projekti do të trajnojë me ekspertët e saj të rinjtë (100) nga 5 Shkollat kryesore
në 5 qytete të Shqipërisë (Tiranë - Vlorë - Korçë - Shkoder - Peshkopi) si mentorë të
rinjve dhe ambasadorët e antikorrupsionit. Të rinjtë e trajnuar do të organizojnë
wokshope/ prezantime, forume të ndryshme dhe më pas të fillojnë fushatat kundër
korrupsionit dhe të monitorojnë dhe të raportojnë rastet e korrupsionit në komunitetin e tyre.
|