Trajnimi "Të rinjtë kundër korrupsionit" tek nxënësit e Shkollës A.Z. Çajupi, Tiranë

Sot në shkollën A.Z. Çajupi, stafi i Youth Act Center zhvilloi një takim të hapur me klubin e nxënësve në kuadër të projektit "Të rinjtë kundër korrupsionit".

Ky aktivitet kishte si qëllim kryesor trajtimin e çeshtjeve mbi korrupsionin në një aspekt më të gjerë duke i’u referuar të drejtave të njeriut. Nxënësit u përfshijnë në një diskutim të hapur ku patën mundësi të shprehen se si ata e ndjejnë korrupsionin si nxënës dhe se si shkelen të drejtat e tyre nga korrupsioni. Gjatë bashkëbisedimit, stafi i “Youth Act” nxorri disa pika kryesore veprimi të cilat sipas mendimit të nxënësve duhet insistuar më shumë rreth luftimit të korrupsionit apo qoftë edhe referimit të fushatës sensibilizuese. Pas këtij diskutimit të hapur, në klubin e nxënësve u lançua edhe konkursi i esese me temë të lirë por që mbeshtet inciativen rinore kundër korupsionit , esete më të mira do te lexohen në konferencen finale.

Të gjithë nxënësit u ftuan të jenë pjesë e fushatës sociale që Youth Act sapo ka nisur për të rritur pjesmarrjen rinore në advokimin e inciativave kundër korrupsionit nëpërmjet forumeve të ngritura në faqen e facebook-ut, në instagram dhe në web.

Në këtë takim nxënësit u njohën me planin e veprimit sipas kalendarit të aktiviteteve nga muaji Dhjetor deri në muajin Maj ku projekti do të finalizohet me Konferencën Finale.

Gjatë muajit Janar dhe Shkurt, klubi i nxënësve do të jetë pjesmarrëse ne aktivitetet që do të realizohen në nivel lokal nga “Youth Act”.