Trajnimi "Demokracia dhe Antikorrupsioni" tek nxënësit e Shkollës së Mesme "28 Nëntori" në Shkodër

Në kuadër të projektit "Antikorrupsioni", qëndra "Youth Act Albania" zhvilloi trajnimin "Demokracia dhe Antikorrupsioni" tek nxënësit e Shkollës së "Mesme 28 Nëntori" në Shkodër.

Me anë të këtij trajnimi nxënësit u informuan për format si shfaqet korrupsioni dhe mënyrat se si të luftohet nga të rinjtë, me vlerat demokratike që promovojnë sjelljen etike dhe me integritet të individit, si edhe me avantazhet që sjell aktivizimi dhe pjesëmarrja e tyre për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Nxënësit që u bën pjesë e projektit do jenë promovuesit e kulturës së "Antikorrupsionit" tek shkolla e tyre, dhe do i ofrohet asistencë dhe mbështetje e vazhdueshme me literaturë dhe ide inovative nga stafi i qëndrës "Youth Act".

Me këtë projekt, qëndra "Youth Act" synon të fuqizoj rininë duke promovuar vlerat dhe kulturën demokratike, sjelljen etike dhe me integritet tek të rinjtë, si edhe krijimin e mundësive të barabarta për një shoqëri të lirë dhe të drejtë që mund te sjell një zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe politik në Shqipëri.