Leksion i hapur 'Korrupsioni në sistemin e drejtësisë

Sot ne date 09/03/2016 grupi i studentëve të Tiranës ‘Të rinjtë Kundër Korrupsionit’ mori pjesë në leksionin e hapur që u zhvillua në ambientet e Universitetit Marin Barleti, ku ishte i ftuar Prokurori Amerikan Z. Juncaj Gjon. Tema për të cilën u diskutua ishte ‘Korrupsioni në sistemin e drejtësisë’.

Në fillim u hodhën ide të ndryshme mbi rolin e përgjithshëm të një Prokurori Shtetëror në Amerikë, roli i përgjithshëm i të cilit është: të bëhet drejtësi. Z. Juncaj Gjon mori shembullin e shtetit të Detroit në SHBA i cili falimentoi për shkak të korrupsionit. Më tej ai tregoi për përpjekjet e drejtësisë Amerikane për të vënë para drejtësisë kryetarin e atëhershëm bashkisë dhe rolin e shoqërisë civile në luftën ndaj korrupsionit. Prokurori tha se një rol të rëndësishëm kishte luajtur edhe media, sidomos gazetarët investigativ. Edhe sistemi ligjor është një nga faktorët më të rëndësishëm të luftës ndaj korrupsionit. Integriteti i sistemit ligjor.

Më tej u bë një krahasim i sistemit të drejtësisë Amerikane në krahasim me atë Shqiptare dhe ku mund të qëndrojnë problemet në proceset gjyqësore. Ne fund të diskutimit u arrit në përfundimin se çdo ndryshim fillon nga ne, dhe është shoqëria vetë që duhet ti bëjë qëndresë këtij fenomeni. Duhet të ketë një sensibilizim sa më maksimal të shoqërisë dhe të gjithë aktorëve të saj. Pas mbarimit të diskutimit Z. Juncaj u përgjigj disa pyetjeve nga studentet.