Trajnohen nxënësit e gjimnazit 'Raqi Qirinxhi' në Korçë

Në kuadër të projektit 'Të Rinjtë Kundër Korrupsionit', stafi i Youth Act zhvilloi trajnimin e rradhës me klubin e nxënësve të Gjimnazit 'Raqi Qirinxhi' në Korçë. Trajnimi kishte si qëllim edukimin e të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Gjatë trajnimit nxënësit u njohën edhe me angazhimet që kanë marrë shtetet e tjera për të luftuar korrupsionin, duke i marrë si shembuj pozitive. Së bashku ata do të krijojnë një plan veprimi për praktikat më të mira advokuese kundër korrupsionit në qytetin e tyre. Disa nga çështjet kryesore që u trajtuan ishin edhe përkufizimet e korrupsionit nga nxënësit, si e mendojnë ata, cenimi i të drejtave të njëriut nga ky fenomen si edhe u diskutuan menyrat më efikase se si mund të ngremë intolerancën publike ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, u lançua edhe konkursi i esese,i pankartave dhe fletëpalosjeve i cili do të promovojë idetë e të rinjve mbi tematikat e korrupsionit.

Punimet më të mira të nxënësve do të bëhen pjesë e Panairit të Ideve dhe të Konferencës Finale që do të mbahet në Muajin Maj në Tiranë.