Përgatitja e nxënësve të gjimnazit Halim Xhelo për fushatën e antikorrupsionit

Në kuadër të projektit “Rinia Kundër Korrupsionit” , klubi i nxënësve të gjimnazit “Halim Xhelo” në Vlorë prezantuan tek stafi i Youth Act punimet e krijuara dhe dizenjuar nga vetë ata për fushatën ndërgjegjësuese.

“Rinia kundër Korrupsionit” është një projekt i konceptuar dhe projektuar nga Youth Act në bashkëpunim me shkollat e mesme në Shqipëri për trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Pjesë e këtij projekti është edhe fushata ndërgjegjësuese, ku nxënësit i bashkohen nismës për të luftuar këtë fenomen që cënon të drejtat e njeriut.

Të rinjtë e kësaj shkolle shprehën lirisht mendimet, idenë e tyre se si të gjithë sëbashku mund ti themi Stop Korrupsionit.