Trajnimi i nxënësve në Gjimnazin Halim Xhelo, Vlorë

Në kuadër të projektit Të Rinjtë Kundër Korrupsionit, stafi i Youth Act zhvilloi trajnimin e rradhës me klubin e nxënësve të Gjimnazit Halim Xhelo në Vlorë. Trajnimi kishte si qëllim edukimin e të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Gjatë trajnimit nxënësit u njohën edhe me angazhimet që kanë marrë shtetet e tjera për të luftuar korrupsionin, duke i marrë si shembuj pozitive. Së bashku ata do të krijojnë një plan veprimi për praktikat më të mira advokuese kundër korrupsionit në qytetin e tyre. Disa nga çështjet kryesore që u trajtuan ishin edhe përkufizimet e korrupsionit nga nxënësit, si e mendojnë ata, cenimi i të drejtave të njëriut nga ky fenomen si edhe u diskutuan menyrat më efikase se si mund të ngremë intolerancën publike ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, u lançua edhe konkursi i esese i cili do të promovojë idetë e të rinjve mbi tematikat e korrupsionit. Esetë më të mira do të lexohen në Konferencen Finale që do të zhvillohet në Muajin Maj.