|
Takim mbi Antikorrupsionin me nxënësit e shkollës se mesme Said Najdeni Peshkopi
Ne kuander të fushatës ndërgjegjësuese të projekt Të rinjtë kundër korrupsionit u organizua një diskutim i hapur
me nxënësit e shkollës ‘Said Najdeni’ të qytetit të Tiranës. Nxënësit e përzgjedhur për këtë projekt shkëmbyen ide
mbi format e korrupsionit në Shqipëri dhe dhanë shembuj konkret mbi rastet e fundit të dëgjuara në media. Sipas
tyre ky ishte një fenomen që prekte të gjithë sektorët. Ata folën më konkretisht mbi format e korrupsionit dhe
ryshfetit që prek arsimin dhe shëndetësinë dhe format në të cilat ai shfaqet në shoqërinë tonë.
Më pas nxënësit u ndanë në grupe dhe morën disa shembuj situatash dhe ngjarjesh të mundshme në formën e tregimeve.
Pasi lexuan rastet përkatëse të grupeve, të gjithë nxënësit i’u përgjigjën pyetjeve të tilla si: A ka korrupsion
në atë ngjarje, Cilat ishin shkaqet që çuan në të? A mund të ishte shmangur kjo situatë dhe cila do të ishte
zgjidhja? Etj. Ata dhanë mendimin e tyre dhe argumentuan përgjigjet.
Në fund nxënësit paraqitën idetë e tyre për fushatën ndërgjegjësuese me punime si Ese, postera, fletepalosje
me temën e korrupsionit në shoqëri. Eseja më e mirë do të shpallet në Panairin e ideve në muajin Maj.
|
|